Anëtarësimi në BE e solli kryeministrin irlandez në Kosovë, nesër viziton Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut

Kryeministri irlandez Leo Varadkar ndodhet në Kosovë për të takuar liderët e vendit dhe për të zhvilluar diskutime mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Nesër, shefi i qeverisë irlanedeze do të zhvillojë diskutime të ngjashme në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi, me kryeministrin dhe presidentin e tij, si dhe do të përmbyllë një turne dyditor në Ballkanin Perëndimor me takime dypalëshe në Maqedoninë e Veriut.

Çështjet e paqes dhe sigurisë në rajon, veçanërisht në dritën e luftës në Ukrainë, do të jenë një tjetër fokus kyç i udhëtimit.

Sot pasdite, shefi i ekzekutivit irlandez do të takohet me 13 pjesëtarë të Forcave të Mbrojtjes Irlandeze të stacionuar në Prishtinë si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it në vend, shkruan media irlandeze RTE, transmeton Klankosova.tv.

Ai do të takohet gjithashtu me anëtarët e An Garda Síochána, të cilët aktualisht janë të vendosur me misionin e BE-së për sundimin e ligjit në vend.

Irlanda është një mbështetëse e anëtarësimit në BE për gjashtë vendet aplikuese nga Ballkani Perëndimor.

Diskutimet e tij me krerët e tre vendeve gjatë dy ditëve të ardhshme do të fokusohen në reformat e nevojshme për t’u bashkuar me bllokun.

“Mezi pres të diskutojmë se si ne në Irlandë dhe partnerët tanë në të gjithë Evropën, mund t’i ndihmojmë këto tre vende për të arritur anëtarësimin e plotë në BE,” tha ai në një deklaratë përpara vizitës.

Tre vendet në itinerarin e tij këtë javë janë në faza të ndryshme të procesit të aplikimit.

Maqedonia e Veriut aplikoi për anëtarësim qysh në vitin 2004 dhe fitoi statusin e kandidatit vitin e ardhshëm.

Por oferta e Shkupit u bllokua për shkak të mosmarrëveshjeve rajonale, së pari me Greqinë për vetë përdorimin e Maqedonisë në emër të saj dhe së dyti, një mosmarrëveshje me Bullgarinë mbi të drejtat e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut.

Aplikimi i Malit të Zi është më i avancuari nga të gjashtë vendet në rajon dhe qeveria e tij ka hapur deri tani 33 nga 35 kapitujt e kërkuar të negociatave.

Kosova është në fund të radhës dhe po përpiqet për statusin e kandidatit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share