Andreja Stojkovski: 64 shtete janë të pranishme në Maqedoni përmes ndihmave financiare zhvillimore

Sonte në emisionin Klan Debat diskutohet për paratë që hyjnë në vend nga jashtë, si ndihmë zhvillimore dhe se çfarë pritshmërish kanë vendet donatore. Në mungesë të të dhënave transparente, qytetarët ndërtojnë imazhin e “vendeve mike dhe armike” të Maqedonisë së Veriut, bazuar në supozimet, performancat e PR-it, artikujt në media dhe ndikime të tjera, përcjell Klan Maqedoni.

Andreja Stojkovski nga Instituti “Prespa”, ka folur rreth asaj se si arrihet pasqyrë më e qartë se cili shtet më së shumti ndan mjete nga tatimpaguesit e vet për t’i ndihmuar Maqedonisë të zhvillohet dhe cili vend investon për interesat e veta.

“Varet nga propaganda e shtetit ose nga ana e civilizuar, nga marketingu që shteti do e përdorë. Prania reale ndryshon nga ndikimi i realizuar. Kjo ka të bëjë me atë se sa qytetarët marrin informacione për atë ndihmë të huaj. Sa janë konstante informacionet dhe sa në ralite qytetarët arrijnë ta ndjejnë ndryshimin që ekziston”, deklaroi Andreja Stojkovski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share