Në kategorinë e femrave Eglentina Shabanaj ishte më e mira
Me ndarjen e dhuratave për më të mirët, përfundoi turneu i tretë ndërkombëtar i shahut “Vizioni M 2023” që u oraganizua nga klubi i shahut Anpasan, në bashkëpunim me Shoqatën për kulturë Vizioni M, në hapësirat e hotel Scardus në Kodrën e Diellit.
Fitues i edicionit të tretë doli Andrej Veljanoski, para Toni Lazovit në vendin e dytë dhe Lorenc Rama në vendin e tretë, ndërsa Korab Saraçi doli i katërti para kampionit të Kosovës Nderim Saraçi,që doli i pesti. Pesë lojtarët e parë krahas Kupave, medaljeve dhe diplomave iu ndanë edhe shpërblime me të holla.
Në kategorinë femrave më e mira u shpall Eglentina Shabanaj 14 herë kampione e shqipërisë, ndërsa lojtari më moshuar u shpall Mamut Xheladini
Organizatori ndau plaketa të veçnta pë Shoqatën për kulturë Vizioni M, shoqatën e arbitrave të shahut dhe për pronarin e hotel Scardus. Me Diplomë dhe medalje ë veçantë u nderua edhe ekipi i TV Klan Maqedoni, për kontributin e dhënë në afirmimin e shah-ut. /KlanMacedonia