Shkupjanët për dy javë do të kenë ngrohje qëndrore, kështu deklaroi këshilltari për energjitikë në Qeverinë e RMV-së Viktor Andonov në Klan Debat. Ai tha se kanë bërë marrëveshje me kompaninë “Makpetroll” për tu furnizuar me gaz. Për momentin poashtu po bën bisedime me shtetet fqinje për tu furizuar me gaz.
“Shkupjanët do të kenë ngrohje qendrore. Qeveria e mbajti premtimin dhe ka bërë një marrëveshje me kompaninë “Makpetroll”. Kjo ka zgjatur pikërisht përshkak të çmimit të lartë të gazit” – tha Viktor Andonov këshilltar për energjitikë në Qeverinë e RMV-së. /KlanMacedonia/