STRATEGJI PËR REFORMA NË ADMINISTRATË
Ministri i Transfomimit Digjital, Stefan Andonovski ka bërë të ditur planin për një reformë të thellë, ku përfshihet edhe heqa e balancuesit, duke shtuar se kjo gjë është për përmirësimin e përfaqësimit të komuniteteve etnike në vend. Sipas tij, faza e parë do të përfshijë rikthimin në bazën ligjore të regjistrimit të vitit 2021. Pas kësaj, planifikohet të nisë një proces ligjor dhe metodologjik për heqjen e plotë të balancuesit.
“Heqja e balancuesit do të shkojë në faza, kjo është faza e parë për t’u kthyer në themelet ligjore, regjistrimi në vitin 2021 dhe më pas me ligj dhe ndryshim metodologjie do të shkojmë drejt heqjes së plotë të mjetit balancues, ndërkohë që do të respektohet plotësisht vlera themelore e kushtetutës, me rregulla të përshtatshme për përfaqësimin e bashkësisë etnike” – tha Stefan Andonovski, ministër i transofrmimit digjital.
Andonovski, ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut po përgatitet për të investuar për sigurinë kibernetike në të gjitha nivelet e administratës së shtetit. Ai theksoi se është pjesë e një strategjie më të gjerë për të forcuar infrastrukturën e sigurisë dhe integritetin e të dhënave në të gjitha nivelet e administratës së shtetit.
“Nga e hëna, ne po fillojmë të formojmë grupe të reja pune që do të zhvillojnë strategjinë kombëtare të Institutit për telekomunikacion që do të mbulojë të gjitha prioritetet e përmendura më parë si dhe strategjinë kombëtare të sigurisë kibernetike. Siguria kibernetike do të jetë në krye të detyrimeve tona, sepse është baza mbi të cilën ne ndërtojmë besimin në sistemet tona dhe mbrojmë privatësinë e qytetarëve tanë, siguria kibernetike është një mbrojtës kryesor i gjithçkaje që do të ndërtojmë në të ardhmen dhe do të jetë një investime prioritare” – tha Stefan Andonovski, ministër i transofrmimit digjital.
Përveç kësaj, Ministri shprehu synimin për të përmirësuar ligjshmërinë dhe rregullimin e sektorit të medias në vend, duke siguruar një platformë të hapur për diskutim dhe pjesëmarrje të plotë nga shoqatat mediatike dhe pronarët e mediave. /tvklan.mk/