Ancelotti: Nuk iki nga Reali

Trajneri italian e bën të qartë se do të respektojë kontratën me klubin madrilen

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, deklaroi se do të qëndrojë në klubin spanjoll deri në përfundim të kontratës së tij në qershor të 2024.

Reagimi i tij erdhi pas lajmeve se ai kishte në plan që të merrte drejtimin e kombëtares braziliane të futbollit.

Tekniku italian shtoi se mbetet i përqendruar në detyrën e tij aktuale te “Los Blankos”, pasi skuadra kërkon që të mbrojë titujt e La Ligës, Superkupës së Spanjës dhe Ligës së Kampionëve dhe po përgatitet për Kupën e Botës për Klube në muajin shkurt.

“Nuk e di se çfarë më pret në të ardhmen, unë jetoj ditë pas dite. Për momentin, jam i lumtur në Madrid, kemi shumë objektiva për këtë sezon. Unë kam kontratë deri më 30 qershor 2024, dhe nëse Real Madridi nuk më shkarkon më parë, atëherë unë do të lëviz nga këtu”, ka thënë Anceloti.

Skuadra madriele e rifillon sezonin më 30 Dhjetor, ndërsa ka si objektiv që të rimarrë vendin e parë në La Liga, që mbahet nga Barcelona me dy pikë më shumë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share