Ancelotti: Besim të plotë te Lunin, gati për sfidën me Athletic Bilbao

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti ka besim te portieri Andrij Lunin me nisjen e sezonit të ri të La Liga-s pas dëmtimit afatgjatë të Tibo Kurtua. Portieri i “galaktikëve”, do të jetë qëndrojë jashtë fushe për disa muaj pasi këputi ligamentin e kryqëzuar në gjurin e majtë gjatë seancës stërvitore të së enjtes.

Në konferencën për shtyp përpara takimit hapës kundër Atletik Bilbaos në transfertë, italiani e pranoi se Reali duhet që të shikojë për një portier të ri. Ai e quajti një goditje të madhe dëmtimin e Kurtua.

“Këto gjëra ndodhin në futboll dhe tani i urojmë Kurtua një shërim të shpejtë. Në vazhdim i japim Lunin gjithë besimin e botës. Ai është një portier i madh që ka dëshmuar cilësitë e tij. Në fazën parasezonale, ai ka bërë shumë mirë, kështu që ne kemi besim total tek ai. Po mendojmë të marrim një portier të ri, por Lunin është titullari.”

Ancelotti shtoi se është i kënaqur me futbollistët e tij, pasi ka një numër opsionesh për sulmin.

Tekniku shtoi se skuadra do të futet në fushë me të njëjtën dëshirë për të fituar dhe do të japë maksimumin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share