Analizë e Instituti GAP | A i ka favorizuar Qeveria Kurti, komunat e drejtuara nga VV në buxhetin për vitin 2023?

Instituti GAP ka analizuar ndarjet buxhetore për vitin 2023, duke i krahasuar ato me vitin 2022, me ç’rast ka konstatuar se Qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje ka favorizoi komunat (e pakta) ku kryetarë janë kryetarë nga ky subjekt politik, duke ua ndarë më shumë se gjysmën e buxhetit e planifikuar për investime e reja kapitale.

Derisa, komunat e udhëhequra nga AAK-ja do të përfitojnë vetëm 1% të investimeve të reja kapitale nga niveli qendror përkundër se ato mbulojnë 8% të territorit të Kosovës dhe përfaqësojnë 8% të popullsisë

Në analizën e tyre, GAP ka gjetur se 3.2 miliardë euro janë shpenzime, një rritje prej 464 milionë euro krahasuar me vitin 2022.

75 milionë euro më shumë janë ndarë për paga dhe mëditje më 2023, prej të cilave 65.1 milionë euro si kontigjencë për të mbuluar koston e një ligji të ri për pagat.

GAP ka gjetur se janë krijuar 1,435 vende të reja të punës në sektorin publik, prej të cilave 300 vende shtesë në Policinë e Kosovës, 108 në Kuvendin e Kosovës, 86 në Komunën e Prishtinës, 44 në Komunën e Prizrenit, etj.

“Nga 810.7 milionë euro sa pritet të jenë investimet kapitale, 611.4 milionë euro (75%) janë vazhdim i projekteve të mëhershme dhe 199.3 milionë euro (25%) janë planifikuar për projekte të reja kapitale”, thuhet tutje në njoftim.

GAP thotë se Qeveria favorizoi komunat e manaxhuara nga LVV në ndarjen e buxhetit për investimet e reja kapitale.

“Nga 51.2 milionë euro investime kapitale të reja të nivelit qendror këtë vit, 22 milionë euro janë destinuar për projekte specifike në komuna; 52% e kësaj shume (12 milionë euro) do të orientohet tek komunat e udhëhequra nga LVV, komuna që mbulojnë 9% të territorit dhe 8% të popullsisë”.

“Ndërkaq, në komunat e udhëhequra nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vërehet një ndarje më e balancuar e buxhetit në raport me madhësinë e komunave dhe popullsisë”.

“Ndërkaq, komunat e udhëhequra nga AAK do të përfitojnë vetëm 1% të investimeve të reja kapitale nga niveli qendror përkundër se ato mbulojnë 8% të territorit të Kosovës dhe përfaqësojnë 8% të popullsisë”.

75 milionë euro janë ndarë si kontigjenca për përballjen me krizën potenciale të energjisë.

“Përkundër asaj se buxheti për shëndetësi dhe arsim pritet të rritet në vitin 2023, prapë se prapë mbetet nën mesataren e BE për shpenzimet në këto fusha si përqindje e BPV”, thuhet ndër të tjera në raportin e GAP.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share