Analistët me kritika për 100 ditët e Qeverisë/ Për këto 100 ditë është prekur gjithçka shqiptare

Duke analizuar 100 ditët e qeverisjes VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAN njohësit e çështjeve politike në emisionin e mbrëmshëm Klan debat hodhën kritika për qasjen e qeverisë karshi çështjeve të ndjeshme sidomos atyre ndëretnike. Për Profesorin universitar Bashkim Selmanin këto 100 ditë qeverisja kanë qenë trishtim pasi sipas tij, janë prekur tema të ndjeshme për shqiptarët, duke përmendur flamurin, gjuhën dhe largimin e shqiptarëve nga puna.

“Po përballemi me nacionalizëm maqedonas, sepse ai premtim që u dha në fushatë që të ua kthejmë Maqedoninë maqedonasve, e shohim se po ndodh tani. Flamuri jonë kombëtar kurrë nuk është prekur, mirëpo kjo qeveri e ka prekur. Po thirren gjithmonë në atë shteti i maqedonasve, institucionet maqedonase, pra gjithçka maqedonase… Subjektet shqiptare asnjëherë nuk arritën të realizojne kurrë gjithë atë çfarë ju premtuar elektoratit. Në fushatë flasin për interesa kombëtare dhe kur vinë në Shkup mbrojnë interesat e shtetit. Bashkëqytetarët tanë tashmë si aparat shtetëror na godasin flamurin, gjuhën, barazpeshën institucionale dhe dëbimet që po ju bëhet dëbimi i shqiptarëve nga istitucionet…” – tha Bashkim Selmani.

Për analistin Sefer Selimi për këto 100 ditë qeverisje RMV po ndryshon partnerët strategjik, si SHBA-të dhe BE-në dhe po orientohet drejt Hungarisë, një vend tashmë nën sanksione të BE-së.

“Në RMV po ndodhin disa procese që mund të shkaktojnë pasoja afatgjate në atë se ku jemi dhe si po zhvillohemi ne si shoqëri. Po ndryshojmë partnerët strategjik, nga SHBA-të dhe BE që i kemi pasur, e poashtu edhe Gjermaninë, Austrinë, Francën etj, me një shtet si Hungaria, nëj shtet që është nën sanksione nga BE. Erdh Orbani dhe shpalosi atë euro-skepticizmin e tij edhe në RMV, ndau edhe kredinë hungareze. Pika e dytë është kthimi i dinjitetit maqedonas, duke bërë veprime anti-shqiptare nisur nga ngrirja e balancuesit ose tendenca për shfuqizimin e gjuhës shqipe etj… Pra e shohim një kthim të dinjitetit maqedonas, duke shkelur dinjitetin e shqiptarëve”, tha Seferi.

Besa Kadriu vlerson se qeveria duhet të orientohet drejt procesit eurointegrues, në të kundërtën do të kthejmë prapa.

“Nëse ky vend dëshiron të ndërtoj klimë pozitive, që dëshiron të ecë përpara vendin duhet ti ndihmojnë procesit eurointegrues” – tha Besa Kadriu.

Për Ibrahim Mehmetin sukses i kësaj qeverie do të ishte nëse RMV-ja do të kishe vazhduar rrugen drejt BE së bashku me Shqipërinë e të ngecim në këtë proces të cilin e quan dëshim të kësaj qeverie.

“Aspak nuk më intereson sa rrugë kanë shtruar ti mund të bën sa të duash. Po kemi një gjendje tjetër ja Shqipëria është ndarë nga RMV-ja. Sukses i qeverisë do ishe nëse do ishim bashkë me Shqipërinë për ti filluar bisedimet” – tha Ibrahim Mehneri, analist.

Njohësit e çështjeve politike ju bënë thirrje partive politike që të tregohen më sy çel për çështje të cilët dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike e të  kontribuojnë në ecurinë e vendit drejt euro-integrimeve. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share