Analistët: Deklaratat e Nikollovskit të pasofistikuara, të ashpra dhe radikale

“NËSE DO TË NDAHESHIN, SHQIPËRIA DO TË VAZHDONTË RRUGËN DREJT BE-SË, NE JO”

Deklaratat e pasofistikuar, të ashpër dhe radikale të ministrit Aleksandar Nikollovski kundrejt fqinjëve dhe BE-së,nuk i shërbejnë për asgjë të mirë të ardhmen së vendit, vlerësojnë analistët. Filip Petrovski, njohës i zhvillimeve politike, thotë se një retorikë e tillë mund të ketë për qëllim ndërtimin e një alibie në kuadër të një strategjie të koordinuar për ndërprerje të punimeve të Korridorit 8, pjesë e strukturës strategjike të krahut jugor të NATO-s.

“Nuk dua të mendoj se ministri është i paditur, më shumë bësoj se kjo është një strategji e dakorduar, e cila është në dëm të Korridorit 8.  Për mendimin tim bëhet fjalë për ndonjë koalicion të çuditshëm apo ndikim ndoshta nga Beogradi apo edhe Moska. Unë kam frikë se këto deklarata janë dhënë me qëllim që Maqedonia të largohet nga rruga evropiane. Dhe kjo është gjë shumë e rrezikshme dhe duhet ndërprerë menjëherë. …Ne do të gjendemi në pozitë shumë serioze si shtet, sepse do të mbetemi të fundit nga paketa” – tha Filip Petrovski, analist.

Gjuha e përdorur nga ministri Nikollovski, nuk sjell asnjë sukses në zbutjen e tensioneve ndërfqinjësore, thotë edhe ish ambasadori Muhamed Halili.

”Ministri Nikollovski duke folur për kushtin e fqinjit Bullgar për ndryshimet Kushtetuese, ai tha se BE mund t’ua ndryshoje mendjen me një kafë pasditeje, që ndryshimet Kushtetuese të bëhen pas përfundimit të negociatave. Sa u përket korridoreve, Nikollovski tha se nuk ka prioritet më të madh se ndërtimi i korridorit 10 Shkup-Selanik” – tha Muhamed Halili, analist. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share