SHUKOVA: NË 70 INSTITUCIONE DUHET TË NDRYSHOHET SISTEMI I NGROHJES
45 për qind e ndotjes në vend vjen nga familjet, por edhe nga institucionet publike që nuk përdorin sisteme ekologjike për ngrohjeje. Kështu ka deklaruar ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova. Në konferencë për mediat ajo tha se në dy vitet që vijnë, do të punojnë që të zëvendësojnë sistemet për ngrohje në rreth 70 institucione edhe pse proceset nuk shkojnë shumë shpejtë. Shukova ka shtuar se masat aktuale për mbrojtjen nga ndotja e ajrit janë afatshkurtër dhe zëvendësimi i sistemeve të ngrohjes në ekologjike është proces afatgjatë. Ajo shtoi se sisteme të tilla tashmë janë futur në objekte më të mëdha shëndetësore dhe do t’u ndihmojnë edhe komunave që do të paraqesin kërkesë dhe projekt.
“I inkurajojmë komunat, që si shteti që zbaton projekte në ndërtesa publike edhe ata ta bëjnë të njëjtën brenda mundësive të tyre, ndonëse disa prej tyre i ndihmojnë familjet me blerje inverterëve dhe zëvendësimin e sistemeve për ngrohje. Megjithatë secili prej nesh duhet të kontribuojë në mënyrë individuale në uljen e ndotjes së ajrit – të djegin dru të thatë në vend të druve të lagët dhe jo të djegin materiale të ndryshme si parket, plastika, goma” – tha Kaja Shukova.
Shukova shtoi se ka një vit që është bërë hartografia dhe u ndihmohet komunave që të marrin informacione për të identifikuar ndotësit.
“Në tre vitet e kaluara janë ndihmuar me kadastra për identifikimin e ndotësve të tyre, si dhe janë ndihmuar financiarisht në përgatitjen e planeve ajrore. Prandaj, atë që mund ta bëjë shteti, të ndihmojë komunat në idetifikimin e ndotesve potenciale po e bën” – deklaroi Kaja Shukova.
Ministrja e ekologjisë shtoi se dy kompani vendase janë treguar të përgjegjshme, sepse kanë respektuar rekomandimin që objektet më të mëdha industriale me leje të integruar A të zvogëlojnë prodhimin gjatë muajve të dimrit kur ka më shumë ndotje. Sipas saj, ata i kanë mbyllur furrat e tyre dhe punojnë me gjysmë kapaciteti. /KlanMacedonia/