Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) inkurajon Qeverinë, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, të mbrojë të drejtat e të siguruarve dhe nëpërmjet ndryshimeve në Tarifa të ulë çmimet e polisave të sigurimit të detyrueshëm ndaj përgjegjësisë automobilistike.
AMS, si rregullator i tregut të sigurimeve, njofton edhe një herë publikisht se lëvizja me të cilën kompanitë e sigurimit rritën çmimet e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike është krejtësisht e pajustifikuar dhe e pabazë.
Argumentet kryesore kundër rritjes së çmimit janë renditur në analizën e dorëzuar në komisionin kompetent në Ministrinë e Financave.
Rritja e çmimit të sigurimit nuk është funksion i forcimit të mbrojtjes së të siguruarve. Përkundrazi, kjo rritje çmimesh është vetëm dhe ekskluzivisht në funksion të mbulimit të kostove operacionale të shoqërive të sigurimeve.