Amerika trajnon oficerë të FSK-së për artileri, njëri nga ta shpërblehet me çmim

Nëntogerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shpëtim Hasani, Labinot Osaj dhe Arian Karaxha kanë përfunduar me sukses Kursin Bazik të udhëheqjes për Artileri Fushore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo forcë njofton se trajnimi kishte për qëllim përgatitjen e ushtarakëve për udhëheqës të Togut të Artilerisë, Oficer të Mbështetjes me Zjarr si dhe si Oficer të Drejtimit të Zjarrit.

“ Si udhëheqës të Togut të Artilerisë pjesëmarrësit marrin njohuri praktike për pajisjen Hoëitzer amerikan M777 (155mm), M109 (155mm), dhe M119 (105mm). Në modulin e Mbështetjes me Zjarr, përgatiten ushtarakët për specifikat e Howitzereve, planifikim dhe thirrje të mbështetjes me zjarr, vëzhgimin e zjarrit si dhe llojet e mbështetjes që ofron artileria fushore si dhe në fushën e Qendrës së Drejtimit të Zjarrit trajnohen për kalkulimin dhe faktorë të ndryshëm që ndikojnë në një qitje sa më precize”, bën të ditur FSK-ja.

Për shkak të sukseseve të treguara në trajnim Nëntoger Arian Karaxha arriti të marrë çmimin “Distinguished International Honor Graduate”, transmeton Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share