Amerika fillon hakmarrjen ndaj milicisë së lidhur me Iranin në Irak e Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar sulmet hakmarrëse ajrore ndaj objektivave të milicisë së mbështetura nga Irani në Siri dhe Irak.

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së, Lloyd Austin, ka sinjalizuar se mund të ketë veprime shtesë në ditët në vijim, teksa shtoi se përgjigja e ShBA-së do të ishte “me shumë nivele”.

“Ne kemi aftësinë të përgjigjemi në varësi të situatës. Ata [milicia e mbështetur nga Irani] kanë shumë aftësi, por ne kemi shumë më tepër”, tha ai, shkruan CNN.

Ndërsa, koordinatori i komunikimit strategjik për Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, John Kirby, tha se ShBA-ja s’kërkon luftë me Iranin, por sipas tij, ShBA-ja beson se sulmi në Jordani ishte i planifikuar, financuar dhe mbështetur nga Rezistenca Islamike në Irak.

 

Sulmet amerikane vijnë si shenjë hakmarrje për tre ushtarët amerikan të vrarë në Jordani pas një sulmi me dron.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share