Situatë e tensionuar aktualisht para zyrave të Higjienës Komunale në Shkup, ku dhjetëra punonjës protestojnë prej disa ditësh, përcjell KlanM.
Para pak minutash u desh ndërhyrja e policisë për t’i larguar protestuesit dhunshëm nga hyrja e Higjienës Komunale e për të nxjerrë nga parkingu 7 kamionë për të pastruar mbeturinat në kryeqytet.
Siç mëson KlanM, nga ndërhyrja e policisë ka edhe protestues të lënduar. Në vendngjarje ka arritur edhe ambulanca për t’iu dhënë ndihmë të lënduarve.
Ndërkohë, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska ka mbledhur Shtabin e Krizës, ndërsa disa nga kryetarët e komunave të Shkupit filluan aksion pastrimi me ndihmë nga komunat fqinje./KlanMacedonia