Ambasadorja serbe sulmohet në mes të Madridit

Ambasadorja e Serbisë në Spanjë, Irena Sharac, është sulmuar sot në qendër të Madridit dhe për rastin është hapur hetim.

Ambasadorja është sulmuar pasditen e sotme në rrugën ku jeton dhe sulmuesi i ka therrur shpinën. Nga deklarimet e dëshmitarëve të pranishëm dyshohet se, sipas fjalës së tij, bëhet fjalë për një person me origjinë shqiptare.

Irena Sharac ka lindur më 9 prill 1980 në Beograd. Ka kryer Studime të Posaçme Akademike – Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Ajo ka një përvojë pune shumëvjeçare në diplomaci si ndihmës ministre e punëve të jashtme për bashkëpunim dypalësh me titullin ambasador, në MPJ ka punuar edhe si shefe e Departamentit për Azi, Australi dhe Paqësor, si dhe në sektorin e bashkëpunimit dypalësh. Ajo ishte gjithashtu një këshilltare në ambasadën serbe në Republikën Popullore të Kinës, Republikën e Koresë dhe Mongolisë. Ajo ka punuar edhe në Ambasadën e Republikës së Serbisë në Greqi.

Ajo flet anglisht dhe kinezisht, si dhe spanjisht dhe frëngjisht.

Menjëherë pas sulmit, ministri i Jashtëm Marko Gjuriq ka bërë të ditur se ambasadorja Sharac është sulmuar fizikisht në Madrid.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share