Ambasadorja e SHBA në OKB takohet me Presidentin Begaj

Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfiel po zhvillon një vizitë 2-ditore në Shqipëri. Ambasadorja Greenfiel sot ka takime me zyrtarë të lartë të shtetit dhe me shoqërinë civile.

Më herët gjatë ditës së sotme, ambasadorja Linda Thomas-Greenfiel është takuar me Presidentin Bajram Begaj.

“Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe veçanërisht përballë luftës brutale në Ukrainë. Kjo marrëdhënie mes nesh është forcuar me kalimin e viteve dhe veçanërisht në vitet e fundit”, është shprehur zyrtarja e SHBA në OKB.

Ndërsa Presidenti Bajram Begaj ka theksuar se marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA janë shumë të rëndësishme.

Pritet që ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfiel të takohet me Kryeministrin Edi Rama.

Zyrtarja e lartë ka mbërritur që ditën e djeshme në Tiranë. Vizita e ambasadores vjen pasi Shqipëria kryesoi për 1 muaj Këshillin e Sigurimit në OKB./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share