Ambasadorja e Izraelit në Kosovë Tamar Ziv, e ka falënderuar për mbështetje kryeministrin Albin Kurti.
Ziv falënderimin e bëri në gjuhën shqipe.
“Ju faleminderit ngrohtësisht për mbështetjen tuaj të çmuar, Shkëlqesia Juaj Kryeministër z. Albin Kurti”, ka shkruar ajo në X.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, në të cilin, siç tha ai, janë lëshuar rreth 200 raketa.
Kurti u shpreh se mbështesin përpjekjet për arritjen e një armëpushim të menjëhershëm.
Ju faleminderit ngrohtësisht për mbështetjen tuaj të çmuar, Shkëlqesia Juaj Kryeministër z. @albinkurti.#Israel #Kosova
🇮🇱 🤝🇽🇰 https://t.co/q6hqtxHZ0b— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) October 1, 2024