Ambasadori nuk njeh ish-vendet sovjetike, si reagon Pekini

Deklaratat e ambasadorit të Kinës në Paris kanë shkaktuar bujë në Evropë.

Ambasasdori Lu Shajee vuri në pikëpyetje sovranitetin e shteteve që shpallën pavarsinë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vititn 1991 , mes tyre Ukraina dhe vendet baltike si Lituania, Letonia dhe Estonia.

Disa ministra të Jashtëm të BE-së, duke folur përpara një mbledhje të përbashkët këtë të hënë, shprehën shqetësimin e tyre rreth deklaratave të bëra.

“Kjo është krejtësisht e papranueshme. Tre shtetet baltike do të thërrasin ambasadorët kinezë për të kërkuar sqarime. A ka ndryshuar pozicioni i Kinës për pavarësinë? Dhe për t’i kujtuar atij se ne nuk jemi vende post-sovjetike, ne ishim vendet që u pushtuan ilegalisht nga Bashkimi Sovjetik.”

Deklaratat e ambasadorit kinez në Francë i hodhi poshtë ndonëse jo drejtpërdrejtë ministria e Jashtme në Pekin. Ajo sqaroi se qëndrimi zyrtar i vendit është që respekton sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve.

“Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Kina ishte një nga vendet e para që vendosi marrëdhënie diplomatike me vendet përkatëse. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Kina ka respektuar gjithmonë parimet e respektit të ndërsjellë. Pala kineze respekton statusin e shteteve anëtare si shtete sovrane pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.”

Kjo nuk është hera e parë që ambasadori kinez bën deklarata që ngjallin reagime. Në këtë rast, deklaratat vënë në dyshim pozicionin e Kinës si një vend neutral dhe që kërkon të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share