“Pas dy viteve rënie të sundimit të së drejtës, përkushtimi i RMV-së për anëtarësim në BE është cënuar përmes spektrit politik”
Ky, siç përcjell KlanM, është mesazhi i Ambasadorit të Holandës në Shkup, Dirk Jan Kop, gjatë një takimi me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.
“Është i papranueshëm ndikimi joadekuat politik ndaj pozitës së Kryetarit të Gjykatës Supreme, që është çështje gjyqësore dhe do të shkaktojë reagim të fuqishëm nga Holanda” – thuhet në mesazhin e Ambasadorit holandez të publikuar në faqen zyrtare nëpër rrjetet sociale të Ambasadës së Holandës në RMV
Kjo nuk është hera e parë që ambasadori holandez të dërgojë kritika serioze se në RMV nuk ekziston vullneti i vërtetë politik për ndryshime. Ai, sic njofton KlanM, shpeshherë në deklaratat e tij ka potencuar se “ka vetëm justifikime derisa reformat janë në vendnumëro” dhe se gjithçka është e bllokuar për shkak të mungesës së implementimit, korrupsionit dhe nepotizmit.
Kritikat më të mëdha, sic percjell KlanM, shkojnë në adresë të gjyqësorit, ku situata, sipas ambasadorit Kop, nuk lë opsion tjetër përveç se të evaluohet mbështetja holandeze”./KlanMacedonia