Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit, Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar Ganiu. Kreu i Çairit, pas takimit ka deklaruar se si çdoherë bisedat me z. Reka janë produktive dhe me vizion tepër të qartë.

“Zhvillimi i Komunës sonë është prioriteti kryesor, andaj mysafirët i informova për rrjedhën e projekteve që janë në proces e sipër dhe planifikimet tona të ardhshme”, ka deklaruar Ganiu, për të shtuar se në takimin me Ambasadorin Reka, fokusi është vendosur edhe në thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Çairit dhe Ambasadës shqiptare.

“Fokusin e vendosëm edhe në thellimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve tona që jam i bindur se do të çojë drejt forcimit edhe më të madh të bashkëpunimit mes Komunës së Çairit dhe komunave shqiptare. Konstatuam se një proces i tillë kontribuon për ruajtjen dhe zhvillimin e raporteve gjithnjë të shkëlqyeshme të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, sikurse edhe bashkëpunimin institucional ndërkufitar”, ka thënë Ganiu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share