Një ditë para se në Kosovë të vij i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajcak, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka kërkuar sërish që të shtyhet zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh se monedha e vetme në Kosovë për pagesa të jetë euro e që rrjedhimisht e ndalon për qarkullim dinarin serb.
Sipas tij ky vendim nuk duhet të ndikojë negativisht tek qytetarët.
“Ne besojmë se kjo rregullore, mund të ketë pasoja që nuk janë menduar plotësisht…SHBA-ja e pranon Kushtetutën e Kosovës. Në fakt, mendoj se është e qartë se ne ndihmojmë në mbështetjen e procesit të miratimit të tij dhe mbështesim dispozitat e tij. Dhe ne presim që Kushtetuta në tërësinë e saj të zbatohet plotësisht në këtë rast konkret. Ne besojmë se kjo rregullore (një pjesë e saj), mund të kenë pasoja që nuk janë menduar plotësisht. Ajo që po i kërkojmë Bankës Qendrore dhe autoriteteve të shtyjnë zbatimin e disa prej dispozitave, të japin pak kohë për t’u siguruar që ata kanë bërë përgatitjen për të siguruar që popullatat e prekura të mos ndikohen negativisht”, tha Jeffrey Hovenier, Ambasadori i SHBA-së në Kosovë.
Hovenier ka thënë se një pjesë e kësaj rregullore shkon me atë se çka kanë kërkuar prej kohësh nga Kosova, por se paraprakisht duhet të zgjidhen disa çështje.
“Njerëzit të cilët kanë marrë pagesa në një mënyrë të caktuar kanë marrëveshje për të marrë pagesa në një mënyrë tjetër, se nuk ka njeri që vuan nga rregullimi. Ne respektojmë absolutisht autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës për të rregulluar transaksionet financiare në mbarë Kosovën. Por ne besojmë se nevojitet kohë, nevojitet periudha e tranzicionit dhe disa çështje duhet të zgjidhen, nga këndvështrimi ynë, duket se nuk janë zgjidhur ende”, tha Hovenier.
Edhe Bashkimi Evropian sërish i ka bërë thirrje Kosovës që në kuadër të procesit të dialogut që ajo e bënë me Serbinë, të gjindet edhe zgjidhja për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.
“Pra duke i pas parasysh pasojat potenciale të kësaj rregulloreje në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ne presim që aspektet që prekin komunitetin serbë në Kosovë, do të adresohen në kuadër të kronizës së dialogur të lehtësuar nga BE-ja. Ne thërrësim për një periudhë të duhur të tranzicionit që lejon gjetjen e një zgjidhje të negociuar, në këtë çështje specifike”, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së.
Pikërisht për këtë cështje me autoritetet në Kosovë të martën do të diskutojë i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajcak. Tema diskutimi gjithashtu pritet të jenë edhe zgjedhjet në veri si dhe masat e vendosura nga BE-ja për Kosovën.