Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.
Ai tha se diskutimet në Ohër janë bërë në kuadër të asaj se çfarë është pranuar më 27 Shkurt, teksa u shpreh i lumtur për marrëveshjen, të cilën Borrell ka treguar se duhet të zbatohet pa vonesa.
“Ne jemi të angazhuar shumë për perspektivën evropiane të Kosovës, Kosova ka vendin e vet në institucionet evropiane, por Kosova duhet të avancojë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, sepse është e domosdoshme për integrimin e evropian”, tha Guerot.
Ai ka thënë se do e ndjekin me vëmendje respektimin e këtyre marrëveshjeve dhe se sipas tij, do ketë pasoja nëse nuk respektohen.
“Ne do ndjekim me vëmendje respektimin e këtyre marrëveshjeve. Do të ketë pasoja nëse këto marrëveshje nuk respektohen”.
“Edhe para agresionit në Ukrainë ka pasur angazhime, janë kontributet tona për t’i zgjidhur këto çështje në mënyrë që perspektiva e të dy vendeve në kontekstin e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë ka nxitur edhe me shumë që të dy vende të shkojnë drejt BE-së”, tha Guerot./klankosova