Ambasadori amerikan Hovenier viziton zyrat e reja të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur zyrat e reja të partisë në lagjen Arbëria. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se mysafiri i parë që ka vizituar këto zyre është ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në takimin e tyre, ata diskutuan aktualitetin në Kosovë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, duke theksuar mbështetjen jetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Haradinaj gjithashtu i dha urimet e tij për Festën Kombëtare të Pavarësisë së ShBA-ve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share