Hovenier: Qeveria të punojë me SHBA-të
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it të akredituar në Kosovë kanë takuar kryeministrin Albin Kurti dy ditë pas arritjes së marrëveshjes me palën serbe për planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve si dhe udhërrëfyesin për zbatimin e tij.
Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka përkrahur këtë marrëveshje e cila sipas tij është hap kyç drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Për takimin e Ohrit në seancën e Kuvendit para deputetëve do të raportojë kryeministri Albin Kurti.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se takimi i Ohrit e shpërfaq mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit.
Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar protesta për 25 mars kundër marrëveshjes së Ohrit pasi sipas tyre kryeministri Kurti nuk kishte mandate për këtë marrëveshje.
Tv Klan