Ambasada e SHBA: SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi

I Ngarkuari me Punë, David Wisner takim me prokurorët e SPAK

I Ngarkuari me Punë, David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut, Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri.

Lajmin e bëri me dije Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në “Instagram”, ku thuhet se SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi.

Ambasada e SHBA-së thotë se Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se kjo strukturë ka mbështetjen e plotë të SHBA për të kryer misionin në emër të popullit shqiptar.

“SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar”, shkruan Ambasada e SHBA-së./tvklan.al

 

 

 

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share