Ambasada e SHBA-së ka ngritur alarmin e sigurisë për shtetasit amerikanë në Maqedoninë e Veriut

Ambasada e SHBA-së ka ngritur alarmin e sigurisë për shtetasit amerikanë në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Nga Ambasada e SHBA-së thonë se shtetasit e tyre duhet të kenë kujdes nga vjedhjet gjatë festave të fundvitit dhe nga denoncimet për bomba.

“Potencial për rritje të krimit gjatë sezonit të festave dhe pas vijimit të kërcënimeve të vazhdueshme me bomba në të gjithë Maqedoninë e Veriut. Ndërsa turmat mblidhen në tregje për festa, qendrat tregtare dhe hapësirat e tjera publike, Ambasada e SHBA u kujton qytetarëve amerikanë të jenë të vetëdijshëm për rrethinën e tyre pasi vjedhjet nëpër xhepa dhe krimet e tjera të vogla mund të rriten. Gjithashtu ka pasur një rritje të raportimeve për kërcënime me bombë shumë herë në javë në të gjithë Shkupin dhe rajonin, në stacionet e tranzitit publik, aeroporte, hotele, qendra tregtare, qendra sportive dhe shkolla. Autoritetet e rendit kanë hetuar çdo kërcënim dhe deri më tani të gjitha kërcënimet me bombë kanë qenë alarme false. Nëse ndodheni në një vend që merr një kërcënim për bombë, ndiqni udhëzimet e personelit lokal të sigurisë dhe policisë në vend”, thonë nga Ambasada.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share