Përfaqësuesja e Ambasadës për fëmijë në Maqedoninë e Veriut Fatmire Ajdari e ftuar në emisionin e mëngjesit Happy Day në KlanMaqedoni deklaroi se kjo ambasadë në Maqedoni egziston plotë 30 vite në vendin tonë. Siç potencoi ajo misioni i ambasadës janë fëmijët dhe të drejtat e fëmijëve.
“”Përdersa egziston 30 vite ka pasur një mison i cili vazhdimisht ka gjetur vendin e tij. Fokusi kryesor janë fëmijët dhe të drejtat e fëmijëve për dallim nga më përpara ku fëmijët më pak kanë qenë të njohur me te drejtat e tyre tani kemi një ndryshim në anën pozitive”, deklaroi Fatmire Ajdari nga ambasada e fëmijëve Megjashi në Maqedoni./KlanMacedonia/