Alternativa: Mexhiti krenohet me projektet e Bekim Sali

Alternativa e akuzon Ministrin e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe Qeverinë se vazhdon të mburret me punët e ish-ministrit të shëndetësisë nga radhët e kësaj partie, Bekim Sali. Në kumtesë për mediat, nga Alternativa thonë se Poliklinika e Sarajit është projekt i filluar nga ministri Sali. Nga partia e Afrim Gashit thonë se ministri aktual i shëndetësisë i dëmtoi qytetarët e Sarajit duke mos e hapur Poliklinikën në kohë pasi ajo ka qenë gati një vit më kur ishin siguruar edhe pajisjet mjekësore. E njëjta gjë sipas Alternativës ka ndodhur edhe me Spitalin e Tetovës, pajisjet për të, specializimet e Universitetit të Tetovës e shumë gjëra të tjera.

”Por, Fatmir Mexhiti dhe partia e tij duhet ta dinë se përvetësimi i meritave të të tjerëve nuk i amniston nga mungesa e projekteve dhe e rezultateve të tyre. Zgjedhjet po vijnë, ndërsa kështu si e ka nisur, pa asnjë punë dhe duke i përvetësuar punët e të tjerëve, ai do të mbahet mend si ministri që nuk ka bërë asnjë punë të vetme, pos pagesës për spitalet modulare që ia ka bërë Koço Angjushevit të listës së zezë amerikane” – tha Amir Elezi, Alternativa. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share