“Alternativa e vetmja parti që…” – Ibrahimi: Cila është marrëveshja me të cilën Aleanca është futur në qeveri?

Në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin është i ftuar Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, i cili mes tjerash ka folur për mënyrën e përafrimit të qëndrimeve me Lëvizjen Besa, por edhe për raportet me partitë tjera. Sipas Ibrahimit, Alternatia ka qenë partia e vetme shqiptare nqë nga pavarësia e shtetit që ka hyrë në qeveri me një marrëveshje të nënshkruar  e të publikuar. Kjo sipas tij nuk ka ndodhur me subjektet tjera.

” Këtë e di gjithë opinioni dhe ju mund të pyesni se cila është marrëveshja me të cilën është futur Aleanca në qeveri ose a ekziston fare një marrëveshje e tillë. Ose me çfarë marrëveshje është futur edhe BDI-ja në gjitha qeveritë e kaluara”, tha mes tjerash Ibrahimi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share