AAA: Shpend Tahiri – kryeheroi i zbulimit të arratisjes nga Idrizova

“ËSHTË SHKARKUAR VETËM SE ËSHTË ANËTAR I ALTERNATIVËS

Të thuhet se drejtori i burgut të Idrizovës, Shpend Tahiri, është shkarkuar si ndëshkim për zbulimin e një tuneli që ishte gërmuar një kohë të gjatë për të ikur të burgosurit nga Burgu i Idrizovës, jo vetëm që është tejet e ulët, por është edhe mosmirënjohje ndaj njeriut që deri në ditën e fundit të punës së tij ka punuar pa asnjë aferë dhe pa asnjë akuzë – thonë nga Alternativa, duke shtuar se më shumë mirënjohje për punën e tij shfaqin ndërkombëtarët sesa drejtuesit e institucioneve shtetërore.

Sipas Alternativës, aksioni zbulues është përgatitur tashmë një kohë më të gjatë dhe do të regjistrohet si suksesi historik i një drejtori të burgut të Idrizovës.

”Është për të ardhur keq që Ministria e Punëve të Brendshme mburret me punën e dikujt që duke e rrezikuar edhe jetën dhe familjen e tij ka punuar me dinjitetin dhe ndërgjegjen më të lartë profesionale në institucionin mbase më të vështirë për t’u menaxhuar në shtet. Për informacion të opinionit, Shpend Tahiri është shkarkuar vetëm sepse ka qenë kuadër i Alternativës. Por, siç duket, narcizoidët e dinastisë së BDI dhe besëprerët e LSDM-së, janë alergjikë ndaj sukseseve të dikujt tjetër” – thonë nga Alternativa.

Nga Alternativa thonë se nuk janë fajet te Shpend Tahiri që këto dy parti po i shijojnë ditët e fundit të pushtetit të tyre dhe se kjo gjendje në panik i bën të reagojnë në dëm të interesave shtetërore. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share