Ka vazhduar edhe sot debati lidhur me projektin e Korridorit 8 mes opozitës dhe Qeverisë. Kreu I opozitws Venko Filipce nga foltorja e parlamenti ia kujtoj kryeministrin Mickovski deklaratat e tij kundwr projektit tw koridorit 8 tw cilin e quante projekt kriminel.
“Nga momenti kur u ulët në karrikën e kryeministrit z.Mickoski marrëveshja me Bechtel Enkan nga krim historik dhe vjedhje historike u transformua në sukses historik i mirë për shtetin dhe qytetarët. Filluat të krenoheni me projektin e njëjtë të LSDM-së. Dukeni qesharak kur fotografoheni në lokacionet e njëjta në të cilën zyrtarë të ish Qeverisë vetëm kishin bërë promovimin. Jeni qesharak kur mundoheni që suksesin e huaj e tregoni si tuajin” – tha Mickoski.
Kryeministri Hristian Mickoski tha se janë duke bërë gjithçka që munden dhe po punojnë që marrëveshja mes Qeverisë dhe Bechtel – Enka-s të jetë publik dhe të mos jetë dokument i klasifikuar. Tha se atë marrëveshje duhet ta shohin qytetarët dhe shtoi se ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10d me vite kanë qenë pjesë e programit të VMRO-së.
“Por ajo që është e rëndësishme të thuhet është se ajo që ju e keni bërë posaqërisht në projektin të cilin ju e quani “Bechtel dhe Enka” unë do e quaj për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d fillimisht ishte turpërues dhe nënvlerësues kundrejtë ministrit të Transportit të atëhershëm dhe kryeministrit i cili udhëheqte Qeverinë i sollët në pozitë” – tha Mickoski.
Kanw reaguar sot edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Integristwt konstatojnë që reterimi i tërësishëm i Qeverisë pa legjitimitet etnik konfirmoi në tërësi pastërtinë e projektit të Korridorit 8 dhe të veprimeve të qeverisë së kaluar.
Shtojnë se gjuetia politike e shtrigave disavjeçare dështoi dhe ngadhnjeu e vërteta, gjithëmonë në të mirën e qytetarëve.
“Për dy vite me rradhë, VMRO dhe Vlen, e kundërshtonin dhe pengonin projektin, u zotuan që do ta anulojnë, por, pa ndryshuar asnjë pikë as presje as në kontratë e as në çmim, e pranuan, e vazhduan, e quajtën të arritur historike dhe u munduan që ta përvetësojnë. Qytetarët e dijnë se ky projekt është ideuar, projektuar, negociuar, firmosur, është vëndu gurthemeli dhe kanë nisur punimet në kohën e Qeverisë 2020-2024. Hapi vijues është që Qeveria tash të rikthen vendimin që aksi nga Gostivari deri në Bukojqan të realizohet me tunel, e jo me autostradë malore, sepse tuneli është opsioni më i mirë dhe më racional për këtë pjesë të korridorit”, thonë nga BDI-ja.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos fillojë procedurë për kushtetutshmërinë e disa ligjeve që i lejuan konsorciumit “Behtel dhe Enka” të përshpejtojnë ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10. Me këtë veprim gjykata hodhi poshtë nismën e Komitetit të Helsinkit dhe një avokat nga Prilepi të cilët u përpoqën të kundërshtojnë ligjet për partneritet strategjik, shpronësimit dhe planit urbanistik. /tvklan.mk/