Analisti politik Qenan Aliu ka komentuar veprimet e fundit politike në vend, teksa ndër të tjera me theks të veçantë lëvizjet politike të ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari.
Aliu thotë se Taravari është “akrobat politik” dhe se si i tillë, vendimet janë të paparashikueshme deri në momentin e fundit.
Reagimi i plotë:
“Arben TARAVARI është politikan i paparashikueshëm, akrobat politik sui generis. Dhuntia e Zotit dhe profesioni e kanë bërë me qetësi apsolute. Emocionet dhe hapat e tij janë të pa dekriptueshëm deri në minutën e fundit. Rini të qetë, nuk bie në ,kanal, as që afrohet për reth kanalit, nëse i duhet din ta kërcej këndej e përtej!”