I ftuar në emisionin “Debat Plus”, Azir Aliu nga koalicioni VLEN ka folur për situatën e tanishme të drejtimit të Aleancës për Shqiptarët. Ai ka sqaruar se Arben Taravari momentalisht është kryetar i Aleancës, pavarësisht nga deklaratat e hershme që procesi gjyqësor ka favorizuar një tjetër kandidat. Aliu ka shprehur shqetësimin për besueshmërinë e sistemit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ka pasur ndërhyrje të qeverisë në procesin gjyqësor.
Sipas Aliut, ka pasur ndërrime të gjykatësve deri në gjetjen e një gjykatësi që do të nënshkruante një vendim të caktuar, një veprim që koalicioni VLEN e ka ankimuar. Ai ka theksuar se Aleanca për Shqiptarët është me kryetar Arben Taravari.
“Momentalisht krytear i Aleancës për Shqiptarët është Arben Taravari edhe pse ju në fillim e thatë që procesi gjygjësor ka vendosur që partinë t’ia japë Selës, nuk është korrekte ta thoni këtë kur një proces ende nuk ka mbaruar. Nuk e di a i keni të gjitha informatat por për fat të keq Gjykata në Maqedoninë e Veriut ka vetëm dy përqind besueshmëri, dhe ajo vërtetohet edhe në këtë rast ku i ndërruan katër gjykatës nga qeveria, nga dikush brenda, deri sa të mbërrijnë tek gjykatësi i pestë nga Tetova, që të mundet pastaj të nënshkruaj diçka që e ka shënuar diksuh tjetër. Dhe ne këtë e kemi ankimuar dhe në aspekt juridik nuk mund të thoni se kush është Aleanca.
Aleanca është me kryetarë Arben Taravarin, neve e kemi ankimuar në nivelin e dytë të Gjykatës në Maqedoni dhe do të presim rezultatet, gjithësesi vendimi i gjykatës do të jetë vendim të cilin do ta pranojmë neve si parti”, tha Aliu./tvklan.mk/