Aliu: Opozita nuk jep dhurata pa interesa strategjike! Atanasovski: Bashkëpunimi i heshtur midis BDI-së dhe VMRO-së parashikon partneritete të reja

Aspak të cuditshme, kështu analistët kanë komentuar deklarat e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickovski drejtuar kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.

Fjalorin që kreu I VMRO DPMNE-së përdori dje , sipas njohësve të rrethanave politike dëshmon se ekziston komunikim permanent mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së.

Analisti politik Qenan Aliu thekson se asnjë opozitë nuk ofron dhurata për një qeveri të sapoformuar pa pasur interesa të shumta në lojë. .

QENAN ALIU – ANALISTI POLITIK

Kjo u pa nga starti I formimit të qeverisë. Mickovski, kur BDI respektivisht, jo fronti evropian por BDI ja aprovoj ndryshimin structural të qeverisë, respektivisht mandatarit dhe votoi edeh ligjin plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për vetëqeverisje që ishte krejtësisht OK. Pra, asnje opozitë nuk të bën kështu dhurata, një qeverie të sapo formuar, kuptohet që këtu ngërthehen interesa shum dimenzionale, thotë analisti politik Qevenan Aliu.

Në të njëjtën linjë ëshët edhe analisti Blagojce  Atanasovski. Sipas tij   bashkëpunim i heshtur mes dy subjekteve mund të parashikojë një marrëveshje të mundshme për partneritet pas zgjedhjeve të ardhshme, duke e bërë BDI-në një lojtar kyç në skenën politike.

BLLAGOJÇE ATANASOVSKI – ANALISTI POLITIK

E para është se a bëhet fjalë për një marrveshje të fshehur mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së sepse e dimë se BDI si parti politike ka dhënë votat e nevojshme parlamentare për miratimin e ligjit për riorganizimin e administratës shtetërore, i cili krijoi disa ministri të reja që i nevojiteshin VMRO-DPMNE-së, dmth pa deputetët e BDI-së nuk do të kishte shumice të 2/3ve  dhe po ashtu deputetët e BDI-së e votuan edhe ligjin për vetëqeverisjen lokale, gjë që ishte befasi për opinionin sepse e dimë se çfarë akuzash të ashpra ka pasur nga VMRO-DPMNe drejt BDI-së dhe anasjelltas BDI ndaj VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij, VMRO-DPMNE  dhe BDI kanë qenë partnerë koalicioni në të kaluarën dhe kanë qenë partnerë shumë të qëndrueshëm të koalicionit që kanë qeverisur së bashku për nëntë vjet në një qeveri koalicioni dhe në përgjithësi, sipas tij, nuk duhet të na habisë nëse në të ardhmen BDI do të zëvendësojë  VLEN-in  dhe të bëhet partner i ri koalicion qeveritar. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share