Aliu: Moratoriumi mbi temat etnike në Maqedoni është i papranueshëm/ Bilalli: Fjalët e Mickoskit janë tërheqëse, por mungesa e veprimit e nënvizon dyshimin

Në fjalën e tij me rastin e Ditës së Pavarësisë më 8 Shtator, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, paraqiti një listë prej dhjetë parimesh për të ndihmuar në krijimin e unitetit dhe kohezionit të shoqërisë. Mickoski theksoi nevojën për vendosjen e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës, ndalimin e partizimit të shoqërisë, dhe adresimin e konflikteve etnike. Megjithatë, analisti, Qenan Aliu, ka shprehur dyshime rreth sinqeriteti të angazhimeve të Mickovskit . Aliu argumenton se moratoriumi mbi temat etnike nuk është i pranueshëm në një shoqëri ku barazia është ende e papërmbushur, dhe kërkon që drejtësia të demonstrojë rezultate konkrete për të fituar besimin e qytetarëve.

Në një shtet ku ka pabarazi mes  etnikumeve të stadohet moratorium. Kjo është një ide e cila nuk ka mbështetje në asnjë koncept të qeverisjes me shtetin. Kur do të jetë barazia e shqiptarëve me kushtetuten e vendit, në nivelin e duhur, si popull autokton, si factor demokratik dhe historic, atëherë mund të vlen një moratorium. Barazia e popullve është cështje evolutive, nuk ka moratorium për barazi, sidomos në shoqeri ku ajo është në diskrepanc të saj” – tha Qenan Aliu.

Nga ana tjetër, për analistin Mersel Bilalli megjithëse deklaratat e Mickoskit janë tërheqëse dhe premtuese, veprimet konkrete deri tani nuk janë në përputhje me këto angazhime. Ai vë në dukje mungesën e një sistemi të fuqishëm meritokracie dhe investimeve të nevojshme në zhvillimin ekonomik, duke theksuar se barazia e plotë nuk mund të arrihet pa një përparim të dukshëm në sektorin ekonomik.

Sadoqë duken këto fjalë të ëmbëla, veprat nuk shkojnë në drejtim të asaj. Unë kisha dashur me të vërtet të shohim një rezultat korekt, si Maaqedonia të ndëroj një shtet të barabart, në rënd të parë segmentin ekonomik. Në mund të kemi barazi të plotë edhe në segmentin jurdik edhe politik por në qoftë se nuk kemi barazi elementare në aspektin ekonomik ajo është e kotë sepse njërëzit vazhdojnë të shpërngulen. Kështu që, nuk jamë shumë I sigurt se e ka shumë me sinqeritet atë deklaratë, aq ma shumë kur pjesë e madhe e strukturës të përfshira në korupcion dhe krim të organizuar në të kaluar kanë qenë edhe struktura që e ka mbajtur VMRO-DPMNE-së” – tha Mersel Bilalli.

Bilalli shtoi se përderisa qeveria aktuale dhe organet e drejtësisë nuk ndërmarrin hapa konkretë për të luftuar krimin dhe korrupsionin, besimi në ndryshimet e propozuara do të mbetet i paqartë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share