Aliu: Liderët politikë të bëjnë kujdes me akuzat dhe gjuhën që përdorin, të mos përçahen njerëzit pa nevojë…

Oferta e dy blloqeve politike në vend ishte temë debate në emisionin “Klan Debat” në televizionin Klan Macedonia.

Analisti Qenan Aliu tha se partitë politike duhet të kujdesen për mënyrën se si komunikojnë dhe fjalorin që e përdorin, sepse ndoshta vjen një ditë ka bashkëpunim ndër-partiak dhe pastaj pre e gjuhës së urrejtjes ngelet vetëm publiku.

“Fajtorë për ndarjen e ASH-së unë i shoh edhe Taravarin edhe Selën, sepse si dy politikanë unë mendoj që kanë mundur të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Madje, unë do ju apeloja politikanëve të kenë kujdes se si shprehen, si ofendojnë njëri tjetrin dhe çfarë gjuhë të urrejtjes apo nënçmimit përhapin edhe tek opinioni, sepse për parti janë nda njerëz, janë nda familje, janë përça ndër breza, teksa sot në shohim njerëz që 30 vite në politikë mbase janë sha, sot i ke bashkëpunëtorë. Pra duhet të reflektojnë dhe të shohin se si veprojnë”, deklaroi Aliu. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share