Analisti Faton Aliti mendon se kuvendarët që përkrahin Taravarin, bashkë me të, duhet të marrin pjesë në Kuvendin e të shtunës që e ka ftuar Ziadin Sela.
“Nëse është i bindur se e ka shumicën, shkon atë ditë, vendosen propozimet në votim, merret një vendim dhe mbaron ky muhabet. Paraqitja publike e Taravarit ishte indikative se ai dyshon se ka shumicën në organet partiake, dyshon se ka shumicën edhe në Kryesi Qendrore”, thotë Aliti në Klan Debat./tvklan.mk