Aliti i reagon VLEN-it: Ndryshoni PR-in ose ndryshoni barnat, Arbeni qëllimisht ju shkruan diagnoza të gabuara!

Analisti Faton Aliti ka ironizuar me koalicionin VLEN të cilët sot komunikatën e tyre e kishin adresuar si “kundër reagim ndaj BDI-së”, pasi këta të fundit e quajtën shqetësuese vizitën e Millorad Dodikut në RMV dhe pritjen institucionale që iu bë.
Aliti shkruan se takimi Stoilkoviq-Dodik ishte ofendues ndaj gjithë shqiptarëve e jo vetëm për BDI-në, siç e potencon VLEN në komunikatën për media.
Aliti ka propozuar që VLEN të ndryshojë njerëzit e PR-it.
Reagimi i plotë:
Reagimi i VLEN ndaj rezillëkut të Stoilkoviqit dhe Dodikut të cilët na ofenduan të gjithëve toptan (shqiptarë, maqedonas, boshnjak, sërb e të tjerë) titullohet ” Kundër-reagim ndaj konferencës për shtyp të BDI-së “.
Mundohem të jem i përmbajtur por nuk lejoni.
Miqësisht, ndryshoni njerëzit e PR-it ose ndryshoni barnat. Arbeni qëllimisht ju shkruan diagnoza të gabuara. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share