Kaloi fazën e grupeve si lojtar dhe trajner
Senegali kaloi me sukses fazën e grupeve në Kupën e Botës për herë të dytë. Heroi është po i njëjti, Aliou Cisse. 46-vjeçari i cili është trajneri i përfaqësues afrikane dikur udhëhoqi ekipin drejt këtij objektivi në 2002 kur ishte lojtar dhe kapiten. Madje në atë kampionat Luanët e Terangas shkuan deri në çerekfinale ku u eliminuan nga Turqia. Këtë sukses Aliou Cisse ia kushtoi të gjithëve.
“Një kënaqësi e madhe të punosh me një brez që ka karakter të fortë, personalitet dhe ambicie, një brez patriot, që lufton dhe e respekton gjithnjë këtë fanellë. Jam krenar për lojtarët e mi. Jam krenar gjithashtu për futbollin senegalez për këtë arritje pas 20 vitesh”.
Përfaqësuesja e Senegalit pa lojtarin kryesor Sadio Mane mori 6 pikë në këtë Botëror, duke u renditur pas Holandës në Grupin A. Kundërshtari i ardhshëm është Anglia. Aliou Cisse u emërua në krye të përfaqësues së Senegalit në 2015, duke i dhënë edhe një Kupë të Kombeve të Afrikës vitin e kaluar.
Tv Klan