Ali Ahmeti uron Erdoganin: Jam i bindur se vendet tona do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin për progres të ndërsjellë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një statusi në facebook ka uruar fitoren presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

”Dëshiroj t’i përcjell sot urimet e mia të sinqerta Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për fitoren e shënuar në zgjedhjet presidenciale. I uroj mbarësi dhe realizim të përcaktimeve progresive programore në mandatin e ri të fituar dhe jam i bindur se vendet tona do të vazhdojnë të thellojnë më tej bashkëpunimin për progres të ndërsjellë, mbi të gjitha si aleat të NATO-s. Urime popullit turk për shprehjen e lirë dhe demokratike të verdiktit në zgjedhjen e kryesuesit të vendit” – ka shkruar Ali Ahmeti. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share