Ali Ahmeti: T`i mbyllim çështjet që na ngulfasin me shekuj

Kryetari I BDI-së Ali Ahmeti ishte deputeti I fundit që mori fjalën në seancën ku diskutohet për interpelancën ndaj Kryeparlamentarit Talat Xhaferi, njofton KlanM.

Ai tha se me shumë vëmendje ka ndjekur seancën e parlamentit ku debatohej për Talat Xhaferin. Me shqetësime,sic tha, i ndjek nga mediat deklaratat e fundit të politikanëve, vecanërisht duke I potencuar ato kundër Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani që ia kanë ndryshuar emrin në “bullgar”.

“Këto janë kohëra kur vendoset për paqën, stabilitetin dhe marrëdhëniet e mira për fqinjët. Edi Rama sot na quajti “vëllezer maqedonas e shqiptar’ që do të thotë se janë mesazhe paqeje. Është e vertëtë se ka korrupsion, ka krim, por ta luftojmë së bashku. Sot në kohë lufte ne jemi në rrugën e drejtë, por duhet të luftojmë më shumë për vendin tonë, por mos ta shndërrojmë Kuvendin për t`I qëruar hesapet mes veti. T`I mbyllim cështjet që na ngulfasin ndër shekuj. Të koordinohemi së bashku për cështjet që janë positive për vendin dhe për qytetarët” – tha në Kuvend, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share