Mbledhja e sotme e integristeve e thirrur nga kreu I kësaj partie Ali Ahmeti ka detyruar kolaicionin VLEN që të reagoj.
Nga ky koalicion thonë se e kanë të qartë se pse Ahmeti ka thirrur mbledhe, e me këtë thonë se mundohen ti mashtrojnë qytetarët duke u thirr në legjitimitet, transmeton Klan.mk
Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Gostivar do të zhvillojë mbledhjen e përgjithshme, mbledhja organizohet me kërkesë të kreut të integristëve, Ali Ahmeti. Siç bëjnë të ditur nga kjo parti në këtë mbledhje do të marrin pjesë të gjithë strukturat e BDI-së në nivel republikan.
Për këtë njoftim të bërë, koalicioni Vlen sot doli në presskonferenc. Fari Iseni nga kjo parti thotë që koalicioni Vlen nuk do të lejojë që BDI përmes gënjeshtrave dhe manipulimeve të tentoj të kryjojë paknaqësi tek shqiptarët.
“Koalicioni Vlen, nuk do të lejojë që BDI, përmes gënjeshtrave dhe manipulimeve të tentoj të kryjojë paknaqësi tek shqiptarët, pasi që ne e dim se për çfarë arsyeje po mundohen t I shesin këto tregime për gjoja legjitimitetin dhe përfaqësimin e kërcënuar të shqiptarëve në institucione”, deklaroi Iseni.
Nga koalicioni VLEN, ftojnë Ali Ahmetin që sonte të shfrytëzoj tubimin partiak dhe të ju përgjigje qytetarëve pse i ofroi Hristijan Mickovskit të bëhen pjesë e qevrisë në vend të koalicionit Vlen. /tvklan.mk