Ali Ahmeti: Kur festohej 28 nëntori në kazamatet e Jugosllavisë

BDI e Ali Ahmetit organizoi sonte Akademi solemne për festën e Pavarësisë së Shqipërisë. Ahmeti, siç përcjell KlanM, ka kujtuar periudhën kur këtë festë kombëtare e kanë festuar, siç thotë ai, në kazamatet e Jugisllavisë. Asgjë, sipas Ahmetit, nuk ka peshë më të madhe se sakrificat e brezave të tërë për flamur.

“Akademia e sotme solemne që na mblodhi për të kujtuar madhështinë e flamurit tonë kombëtar dhe rrugëtimin e tij ndër shekuj, më solli në mendje ato çaste kur në heshtje, pa këngë, duke u parë vetëm sy më sy, me zemrën e shpirtin plot krenari, festohej 28 nëntori në kazamatet e Jugosllavisë nga rinia studentore shqiptare, ligjeratat e Hamzë Jasharit që mblidhte fëmijët e Prekazit për t’ju treguar për këtë festë, sakrificën e Fazli Grajqevcit e Murat Mehmetit për këtë flamur”, thotë Ahmetit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share