Ali Ahmeti: BDI do të ketë kandidatin për President!

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ditë më parë nuk e mohoi se mund të jetë kandidat i BDI-së për president të vendit, por gjatë së shtunës deklaroi se kjo cështje nuk është shtruar në organet e partisë dhe pas diskutimeve do të veprohet. Sipas tij, të gjitha opsionet mbeten të hapura.

Por, një gjë, sipas deklaratës së liderit të integristëve, mbetet e qartë – BDI-ja do të ketë kandidat për president.

“Tani jetën e kemi përpara dhe duhet ndërtuar strategji duhet krijuar teren për hapat e mëtutjeshme.

-BDI a do të nxjer kandidant për President?

Sigurisht edhe Bashkimi Demokratik për Integrim derisa u politizua kandidatura për President edhe BDI do të ketë kandidatin e vet”, tha Ali Ahmeti.

Këto komente kreu I BDI-së I bëri gjatë shënimit të “Ditës së Plisit” në Shkup, ku nën përkujdesje të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, në Teatrin Shqiptar në Shkup, për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u mbajt Koncerti solemn i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Bardhësia e plisit ka ndriçuar gjithmonë rrugët tona, ndriçon edhe sot ndërgjegjen tonë kombëtare për të mos harruar kurrë se kush jemi, për të kujtuar trimërinë e qëndresën heroike të të parëve tanë për liri e dinjitet kombëtar” – ka shkruar në Facebook Zv/Kryeministri Artan Grubi, duke dhënë mesazhin se “Plisi është amanet, ruaje!/tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share