“Ali Ahmeti, arsyeja e vetme që merrem me politikë” – Grubi porosi banorëve të Çairit: Të mos bëhemi “bukëpërmbysës”

BDI sot ka realizuar takime me qytetarë të Çairit. Të prirë nga Artan grubi dhe Bujar Osmani, integristët lëshuan një sërë mesazhesh për qytetarët, por edhe për kundërshtarët brenda partisë, përcjell KlanM. Zëvendëskryeministri Artan Grubi porositi banorët e Çairit që të mos bëhen “bukëpërmbyës” në raport me Ali Ahmetin

“Një ndër burrat e rrallë, për mua është i vetmi si aryse për të cilin jam në politikë. Ju e dini se familja ime është marrë me arsim, kulturë, sport, asnjëhërë me politikë. Jam i vetmi nga familja që është i përfshirë në politikë dhe në jetën publike. Vetëm një arsye ka. Ali Ahmeti. Asnjë arsye tjetër… Është burrë i jashtëzakonshëm, i cili e tret veten për t’iu bërë dritë të tjerëve. Është një burrë që nuk i di salltanetet dhe sefatë”, ka thënë Artan Grubi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share