Në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të rënies heroike të ish studentit të UT-së, Alban Ajeti, kreu i BDI-së Ali Ahmeti porositi gjeneratat e reja se liria që ata e gëzojnë, sipas tij, e gëzojnë sepse është derdhur gjaku i shumë të rinjve si Albani, përcjell Klan Macedonia.
“Bëhu i fortë babai i Albanit dhe ti vëlla i Albanit sepse Albanin e keni hero edhe në vendin ku ai ka studiuar edhe në vendin ku i ka ndërtuar ëndrrat. Ai ëndrrat i kishte më të mëdha, se si të jetojë në tokën e Arbërit, në tokën që deshi të jetë i lirë si popujt tjerë”, tha Ahmeti.
Ahmeti recitoi edhe vargje nga poezia e shkruar nga Alban Ajeti për nënën e tij dhe lëshoi një mesazh për studentët e UT-së.
“Le ta dinë edhe këta studentë që dalin nga universitetet që e kanë nënë edhe nënën e Alban Ajetit”, tha Ali Ahmeti./KlanMacedonia