Ali Ahmeti: 28 Janari i motit 2024 ditë historike – zgjedhim kryeministrin e parë shqiptar në RMV!

“UNITET QË BREZAVE TË ARDHSHËM T`UA LËMË MAQEDONINË EVROPIANE E JO PRORUSE”

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një video-mesazhi, ka theksuar se shqiptarët kanë ëndërruar për liri dhe barazi dhe se me shumë përkushtim dhe besim, arrihet qëllimi.

Ai thotë se ka besuar në Marrëveshjen e Ohrit, zyrtarizimin e flamurit dhe gjuhës shqipe, por ka besuar se Maqedonia e Veriut do të bëhet pjesë e NATO-s dhe do t`i hap negociatat për anëtarësim në BE.

Sipas Ahmetit, nesër është ditë historike, pasi zgjedhet Kryeministri i parë shqiptar.

“Kjo ditë është historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, si dhe për të gjithë të tjerët, sepse po bëhemi shtet dhe shoqëri e barabartë dhe po tejkalojmë të gjitha paragjykimet. Bashkarisht po ndërmarrim përgjegjësinë për t`i prirë vendit, jo njëri pas tjetrit, por krah më krah, bashkë, për një Maqedoni Europiane” – tha Ali Ahmeti.

Lideri i BDI-së vlerëson se me Kryeministrin e parë Shqiptar, Maqedonia e Veriut bëhet më e fortë, më e barabartë edhe më e bashkuar, duke pohuar se këtu nuk është fundi, por vetëm fillimi, pasi sipas tij, ka edhe shumë punë për të bërë dhe ëndrra për të realizuar. Andaj, sipas Ahmetit, vendi ka nevojë për unitet.

”Sot kemi nevojë të bashkohemi, t’ia shtrijmë dorën njëri tjetrit, të lëmë anash gjërat që na ndajnë dhe të bashkohemi rreth gjërave që na afrojnë. Cfarë do të bëjmë ne nesër, do të definojë jetën e gjeneratave pas nesh. A duam t’ju lëmë mbesave dhe nipërve tanë një Maqedoni Europiane a po një Maqedoni proruse, një vend demokratik, apo diktatorial, paqë a po konflikt, përparim a po vend numëro?” – tha Ali Ahmeti.

Kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje që sikurse Kryeministri I parë shqiptar është bërë bashkë, në këtë mënyrë të bëhet edhe Maqedonia evropiane, me besimin se me punë ëndrrat realizohen.

“Kur guxuam, ia dolëm, kur ëndërruam, realizuam, kur besuam, punuam, kur u tha, u bë!” – deklaroi Ali Ahmeti. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share