Algjeri: 34 persona vdesin si pasojë e zjarreve

34 njerëz kanë vdekur përfshirë 10 ushtarë kanë vdekur si pasojë e zjarreve në Algjeri.

Zjarret u përhapen si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave të forta.

Ministria e Brendshme njoftoi se 1 mijë e 500 persona janë evakuuar, nga provincat Bejaia, Bouira and Jijel.

Zjarret u zhvendosën nëpër pyje dhe zona bujqësore në 16 rajone duke shkaktuar 97 vatra në vendin e Afrikës Veriore, shkruan Al-Jazeera përcjell Klankosova.tv

Për fikjen e zjarreve u angazhuan rreth 7 mijë e 500 zjarrfikës dhe 350 kamionë në terren, e po ashtu edhe me mbështetjen ajrore.

Po ashtu edhe vitin e kaluar si pasojë e zjarreve, në muajin gusht vdiqën 37 persona, si pasojë e zjarreve, pranë kufirit verior të Algjerisë me Tunizinë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share