Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot përmes një komunikate në lidhje me daljen nga burgu të Jordan Kamçevit dhe anulimin e seancës gjyqësore për rastin e djegies së Spitalit Modular në Tetovë. Sipas kësaj partie, këto dy raste përbëjnë skandale në drejtësi dhe kërkojnë urgjentisht të fillojë procesi i vetingut.
“Brenda pak ditësh, për herë të tretë anulohet seanca gjyqësore për spitalin modular në Tetovë me arsyetime banale për mosprezencë të avokatëve. Nga ana tjetër, kur duhet të lirohen dhe lehtësohen bashkëpunëtorët e këtij pushteti, gjykatat bëhen super ekspeditive dhe “kreative”. Sot, Gjykata Penale përmes bashkimit të dy dënimeve, ia zvogëloi dënimin me burg për katër muaj, bashkëpunëtorit të regjimit të kaluar dhe atij aktual, Orce Kamçevit, të akuzuarit kryesor në dy megaskandalet korruptive “Perandoria” dhe “Parcelat në Vodno”. E gjithë kjo ndodh në periudhën e skriningut kur vendi pritet të merr dritë jeshile për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën e ASH-së./KlanMAcedonia